Flakët shkrumbojnë pallatin 36-katësh

Prishtinë | 27 Qer 2023 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Një bllok apartamentesh është përfshirë nga flakët në Arabinë Saudite. Zjarri ka shkrumbuar një pallat 120 metra të lartë në qytetin e Ajmanit.

Zjarri nisi gjatë natës, ndërsa banorët u evakuuan me shpejtësi. Thuajse i gjithë pallati 36 kate u përfshi nga flakë të mëdha

Policia në Emiratet e Bashkuara Arabe reagoi për ngjarjen duke konfirmuar se zjarrfikësit kishin arritur të fiknin zjarrin, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Deri tani nuk ka një reagim për shkaqet e zjarrit, por i çuditshëm është fakti që në vitin 2016, dy pallate të këtij kompleksi u përfshinë nga flakët gati në mënyrë të ngjashme si ngjarja e fundit. /A2CNN

Të ngjashme