Flamengo e ka fituar finalen braziliane të Copa Libertadores të shtunën me një fitore 1-0 ndaj Athletico Paranaense në “Estadio Monumental”.
Gabriel Barbosa shënon golin vendimtar në pjesën e parë, duke realizuar pas një harkimi të mirë nga Everton Ribeiro në shtyllën e pasme.
Goli erdhi vetëm pak minuta pasi qendërmbrojtësi i Athletico, Pedro Henrique, u përjashtua nga fusha pasi mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të vonuar ndaj Ayrton Lucas, transmeton Klankosova.tv.
Fitorja i jep klubit të Rios, Flamengo titullin e tretë të Libertadores pas triumfin në 1981 dhe 2019 dhe është viti i katërt radhazi që një ekip brazilian kurorëzohet kampion të Copa Libertadores.