Është tensionuar situata në Komisionin e Medias, aty ku po zhvillohet seanca dëgjimore lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar. Deputeti demokrat Flamur Noka është ngritur nga karrigia dhe ka tentuar të nxjerrë me forcë kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Që në nisje seanca dëgjimore ka pasur akuza dhe debate mes Kryetares së Komisionit Albana Vokshi si dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.
Vokshi ka kërkuar që Veliaj të largohet nga Komisioni, pasi është thirrrur vetëm ministrja Mirela Kumbaro në seancë dëgjimore. Gjithashtu kryetarja e Komisionit kërkoi nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi që të nxjerri jashtë Veliajn.
Komisioni është pezulluar disa herë, për të rifilluar më pas me debate.