Flamur Sefaj merr detyrën e ministrit të MPB-së

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 12:22 | Nga

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tashmë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i ka dorëzuar detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit biseduan për sfidat dhe çështjet kryesore të cilat preokupojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ish-ministri Hyseni ka uruar për detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, ministrin Sefaj.

Ndërsa ministri i ri i MPB-së, Flamur Sefaj, falënderoi ish-ministrin Hyseni për punën që ka bërë në këtë ministri gjatë mandatit të kaluar, thuhet në një komunikatë të MPB-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme