Flamuri i UÇK-së ngrihet në UP në 56-vjetorin e institucionit, në mbështetje të ish-krerëve që po gjykohen në Hagë

Prishtinë | 13 Shk 2026 | 10:13 | Nga Gzim Mujaj

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka organizuar sot ngritjen e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) pranë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, me rastin e 56-vjetorit të themelimit të këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu ky veprimi simbolik shënon mbështetjen e studentëve për ish-krerët e UÇK-së që aktualisht po përballen me procese gjyqësore në Hagë, ku gjatë kësaj jave po zhvillohet faza e fjalëve përfundimtare në këtë rast.

Pas aktiviteteve pranë Rektoratit, studentët kanë vazhduar para Zyrave të Bashkimit Evropian, ku kanë kërkuar drejtësi në procesin gjyqësor në Hagë.

LEXO EDHE:

Të ngjashme