Hapësira mes ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë ishte pikë takimi i presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetërore për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë.
Krerët shtetërorë do të vendosin kurora lulesh te shtatorja e ish-Presidentit, Ibrahim Rugova, për të vazhduar më pasë për në Prekaz, ku do të vendosin kurora lulesh në kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Në ora 10:45 do të mbahet seancë solemne për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë.
Kurse në ora 12:20 është paralajmëruar parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovë, raporton Ekonomia Online. Një koncert për paralajmëruar për në orën 20:00.
Edhe gjatë së shtunës, në kryeqytet dhe qendrat tjera të vendit janë zhvilluar aktivitete të ndryshme.
Deklarata e Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, është nisur për në 7 qendrat kryesore të vendit. Në Prishtinë Deklarata është vendosur në sheshin “Nënë Tereza”.
Më pasë është bërë vendosja e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë” në sheshin “Zahir Pajaziti”. Kurse në sheshin “Adem Jashari” është hapur Panairi i produkteve vendëse.