Eurodeputeti Knut Fleckenstein me një postim në Twitter ka uruar Shqipërinë për marrjen e rekomandimit të pakushtëzuar nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Ai ka shkruar se tashmë pret që Raporti i Progresit të miratohet edhe nga Këshilli Evropian dhe se Shqipëria e meriton këtë vendim.
“Urime! Jam shumë i lumtur. Hap i madh përpara për Shqipërinë. Rekomandim i pakushtëzuar nga Komisioni Europian për të hapur negociatat. Shqipëria e meriton! Presim që këshilli të bjerë dakord po ashtu”,ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.