Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se po punohet për të identifikuar personat të cilët kanë pasur kontakt me viktimën i cili vdiq dje dhe sot rezultoi se ishte me Coronavirus.
“Profesionistët shëndetësor kanë nën kontroll situatën, po punohet vazhdimisht në identifikimin e personave eventual të kontaktit dhe masave kontrolluese e mbrojtëse për familjen e të ndjerit e të afërmve”, ka shkruar Aliu.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe kërkon që qytetarët të vazhdojnë të kenë kujdes.
Statusi i plotë i tij:
Mbrëmë ka ndërruar jetë qytetari I.Sh nga fshati Sazli, pas komplikimeve të rënda kardio-pulmonare e që sot pas testit që iu nënshtrua mbrëmë, rezultoi pozitiv me virusin COVID-19. Profesionistët shëndetësor kanë nën kontroll situatën, po punohet vazhdimisht në identifikimin e personave eventual të kontaktit dhe masave kontrolluese e mbrojtëse për familjen e të ndjerit e të afërmve.
Është momenti i fundit kur duhet të bëjmë kujdes maksimal, mos dilni pa arsye, mbroni shëndetin tuaj e të familjes. Ngushëllime familjes e të njohurve të të ndjerit e lutje për kujdes bashkëqytetarëve.