Ka folur babai i Marjan Kolës i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-kryetarit të Velipojësm Pashko Ujka.
Dedë Kola, 87 vjeç shprehet se djali i tij Marjan Kola mbrëmjen e vrasjes më 29 Nëntor ka qenë në Kosovë.
Sipas tij, atje ndodhej bashke me autorin e dyshuar Kristian Kelmendi ndërsa thotë se kanë shkuar për qejf për të blerë disa rroba.
Dedë Kola shprehet se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe madje thotë se vetëm pak minuta para vrasjes shfaqet në një poligon qitjeje në Kosovë ku kanë qëndruar deri në orën 18:20 moment kur ka ndodhur vrasja në Shkodër.
87-vjeçari shprehet se nuk kanë pasur kurrë probleme dhe se janë një familje që kanë edhe dëshmorë.
Po ashtu edhe vëllai i Marjan Kolës, Petrit Kola shprehet se vëllai i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur pasi Marjan Kola ndodhej më 29 Nëntor ndodhej në Kosovë.