Flet babai i të miturit që u zhduk në Deçan, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Prishtinë | 31 Gus 2025 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Babai i Eglantin Qorrajt, i cili u zhduk në Carrabreg të Deçanit, në një prononcim për Klankosova.tv tha se djali i tij i mitur ende nuk është gjetur.

Hakiu bëri të ditur se djali i tij së fundmi është parë në një autobus në drejtim të Gjakovës, dhe sipas tij, këta autobusë të dërgojnë në Durrës ose në Ulqin, por që nuk u shpreh i sigurt lidhur me adresën e saktë të mjetit.

“Ai s’ka pasë as pare e as leje, nuk jam tu e ditë çka ka ndodh”, thotë tutje babai i Eglantinit.

I njëjti bën apel që kushdo që e sheh apo bie në kontakt me Eglantinin, ta thërrasë në numrin 045-515-778.

Të ngjashme