Flet edhe ish-menaxheri i Rina Balaj: Instagrami i saj më takon mua

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Rina Balaj u zhduk dhe u mbyll edhe Instagram i saj, po kësaj here del me një njoftim edhe ish- menaxheri i saj, Met Elshani, transmeton Gazeta Metro.


Meti ka njoftuar se largimi i Rinës nuk është i përkohshëm, pasi ajo është larguar jo vetëm nga “On Records”, por ka lënë edhe muzikën.

‘Po shoh shumë reagime nga fansat e Rinës, me këtë shkrim po ju njoftojmë se Rina me dëshirën e saj e ka lënë muzikën dhe se nuk është pjesë e On Records. Sa i përket Instagramit është pronë e Onrecords me kontratë. Faleminderit për mirëkuptimin’, shkruan menaxheri i saj.

Ndërkohë, nuk kemi ende asnjë reagim nga vetë reperja, e cila që prej mbylljes së rrjeteve sociale nuk ka më asnjë kontakt me fansat e saj.

Të ngjashme