Flet i biri i të vrarit me eksploziv në Gjakovë: E vërteta në shesh do del kur të flet vet, Dod Gjikolaj

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Është ekstraduar nga Shqipëria, i dyshuari për vrasjen me eksploziv të Haxhi Ahmetit, rast ky i ndodhur më 14 tetor të 2018-ës në fshatin Smolicë të Gjakovës.

Familjarët e viktimës pretendojnë së e dinë se kush dha urdhër për këtë akt, njofton Klan Kosova.

”Kam qenë në dijeni kur i dyshuari është arrestuar. Tash rasti është në Prokurori të Prizrenit. Gjykimi do të bëhet në Gjakovë”.

”Sipas shpresave tona, mediat, prokurori e të tjerëve, po besoj që do të shkojë çdo gjë mirë”.

”Kam kërkuar që rasti të transferohet në Komunën e Prizrenit sepse që nga fillimi nuk u bë siç është dashur të bëhej. Për këtë arsye kam kërkuar. Nuk kam asgjë kundër prokurorit që ka qenë”.

”Nuk kemi qenë në hasmëri me askënd”.

”Dhe për ne si familjarë, edhe Policia e Gjakovës edhe të gjithë e dijnë si na ka ardhë. Por krejt në shesh del e vërteta kur të flet Dod Gjikolaj, e tregon ai vet të vërtetën. Se qysh e tek e din ai më mirë”.

Për më shumë detaje ndiqni intervistën e plotë të Gani Ahmetit, djalit të të ndjerit Haxhiut.

Të ngjashme