Pavarësisht faktit se marrëdhënia e tyre përfundoi në ndarje Irina Shayk ndihet me fat që ka pasur në krah një partner si Bradley Cooper.
Në një prononcim për “British Vogue” modelja 34-vjeçare ka bërë një deklaratë të rrallë dhe surprizuese mbi lidhjen e saj të dashurisë me aktorin 45-vjeçar.
“Mendoj se jam me fat që kam jetuar një marrëdhënie si ajo që kishim ne të dy. Jeta pa Bradleyn është tjetër gjë.”,- është shprehur Irina.
” Duhet thënë se është e vështirë të gjesh balancën midis të qenit një nënë beqare dhe një grua në karrierë. Më besoni që ka ditë që zgjohem në mëngjes dhe mendoj: Oh Zoti im nuk di se çfarë të bëj, po bëhem copash.”,- shprehet ajo.
Sa i përket marrëdhënies pas ndarjes nga Bradley Irina thotë se në çdo marrëdhënie ka gjëra të mira dhe të këqija.
“Dy njerëz të mrekullueshëm jo domosdoshmërisht formojnë një çift të mirë”.