Vetëvrasja e 19-vjeçares Heroina Mehmetaj e ka tronditur Deçanin. Studentja e shkëlqyer është gjetur pa jetë mëngjesin e sotëm në fshatin Gllogjan të kësaj komune.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nga Podgorica e Malit të Zi ka folur për Gazetën Sinjali në lidhje me ngjarjen e trishtë.
Ramosaj ka thënë se ka marrë informacion zyrtar nga komandanti i Policisë për këtë rast, ndërsa thotë se e njeh edhe familjen e saj.
“Unë e kam marrë këtë informacion. Momentalisht jam në udhëtim zyrtar në Podgoricë. Kam marrë informacion zyrtar prej komandantit të Policisë në orën 07:10 që dyshohet se është vetëvrasje. Raportet tjera nuk i di për hirë të së vërtetës. Mirëpo familjen e tyre e njoh dhe tash nuk e di… deri të hënën pasdite nuk jam në Kosovë”, ka thënë Ramosaj.
Ai po ashtu ka konfirmuar se Heroina kishte marrë bursë nga Universiteti i Pejës për shkak të suksesit të shkëlqyer.
“Ajo ka marrë bursë prej universitetit”, ka pohuar Ramosaj.
Vdekja e Heroinës e ka prekur jo vetëm familjen, por edhe shoqërinë e saj.
Vëllai i saj e ka shprehur dhimbjen për humbjen e motrës përmes një fotografie të përbashkët me Heroinën. Për të ka reaguar dhe ka folur pak për Sinjalin edhe një shoqe e saj.
Policia ka thënë se po e heton rastin, ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha për Gazetën Sinjali se janë duke e pritur rasportin e obduksionit të trupit të Heroinës nga Instituti i Mjekësisë Ligjore