Flet mjeku që e trajtoi 35-vjeçarin në Suharekë: U soll pa shenja jete, kishte gjakderdhje masive

Prishtinë | 01 Sht 2025 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Një 35-vjeçar në fshatin Mushtisht të Suharekës, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, pasi i njëjti dyshohet se është goditur në kokë nga vinçi.

Blend Morina, mjeku që e ka pranuar këtë rast në Qendrën  Emergjente në Suharekë, tha se pacienti është sjellur pa shenja jete.

Ai bëri të ditur se është vërejtur një lëndim i kokës, derisa u shpreh se kishte gjakderdhje masive.

“Fillimisht pacienti është sjellur nga punëtorët që kanë qenë në vendin e ngjarjes. Pacienti është sjellur në urgjencë pa shenja jete, si pasojë e lëndimi të punës. Në ekzaminimin objektiv është vërejtur një lëndim i kokës, i hapur, i cili ka pasur gjakderdhje masive, poashtu gjakderdhja ka qenë edhe nga pjesa e hundës dhe veshëve”.

“Fillimisht kemi filluar me marrë lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, por për shkak të sasisë së bollshme të gjakut në rrugët e frymëmarrjes, nuk kemi mundur ta bëjmë intubimin, pastaj kemi filluar me adrenalinë intravenoze, poashtu reanimacion, sipas protokollit. Bebëzat kanë qenë të zgjeruara, mirëpo nuk kemi arritur ta bëjmë stabilizimin e gjendjes, për shkak se nuk kemi marrë asnjë reagim pozitiv nga ana e pacientit që është sjellur në emergjencë”, u shpreh tutje ai për klankosova.

Të ngjashme