Kosova ka luajtur baraz 1:1 me Zvicrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Letzingrud të Cyrihut.
Kosova pati mundësi edhe ta fitonte krejt ndeshjen, teksa edhe kaluan të parët në epërsi.
Pas ndeshjes, Shaqiri deklaroi se ishte ndeshje speciale dhe uroi Kosovën për ekipin që po e krijon.
“Ndjenja ka qenë shumë speciale. E para herë që luaj kundër Kosovës, shteti ku kam lindur. Edhe me shikues që e kanë mbushur stadiumin”.
“Edhe Kosova e ka luajtur një ndeshje të mirë. Duhet të luajë kundër ekipeve të mira për t’u përmirësuar ende”.
“E kemi parë kualitetin që e kanë. Janë shumë të rinj ende. Ju vyen më shumë eksperiencë. Janë në një rrugë shumë të mirë për me shku përpara”, tha Shaqiri.
I pyetur se a e ka mendurar ndonjëherë ta veshë fanellën e Kosovës, ai u përgjigj: “Normalisht që e kam pasë ndërmend. Po qashtu ka ardh koha që me lujt për Zvicren. Jam krenar që luj për Zvicrën se m’kan dhanë shumë. Po gjithashtu jam tifoz i madh i Kosovës.
Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajti baras.