Flet vajza nga Drenasi: Tregon se a ka pasur marrëdhënie me avokatin Gazmend Halilaj dhe a është keqtrajtuar nga ai

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

E mitura nga Drenasi e cila dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga hetuesi policor dhe profesori, ka mohuar të ketë patur marrëdhënie seksuale apo keqtrajtim nga avokati Gazmend Halilaj.


Në një deklaratë për Insajderin, ajo ka thënë që të gjitha këto pretendime janë të pavërteta.

“Unë e kam një vëlla. Gazmend Halilajn e kam si vëlla të dytë. Telefonin tim e ka përdorur për komunikime me të, polici Vesel Veseli. Sot jam ftuar në prokurori për të dhënë një deklaratë tjetër dhe garantoj se asnjë lloj kontakti apo marrëdhënie nuk kam pasur me të”, ka thënë e mitura nga Drenasi, në një prononcim për Insajderin.

Ajo ka thënë se dikush po përpiqet të manipulojë me këtë rast. Ka insistuar që kurrë nuk ka pasur kurrfarë marrëdhënie seksual me avokatin Halilaj.

Siç raportoi Insajderi, 16-vjeçarja nga Drenasi, kishte denoncuar profesorin e saj rreth dy vite më parë. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo kishte gjetur një “padron” skllavërues policor.

Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzënë.

Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti në Prishtinë. Historia e dhunës ka marrë fund rreth tri javë më parë hetuesi, profesori dhe mjeku u arrestuan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme