Flet Valbon Krasniqi pasi u zyrtarizua në pozitën e drejtorit të ShSKUK-së

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Valbon Krasniqi gjatë ditës së djeshme mori miratimin e Bordit Drejtues për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.

Krasniqi ka thënë se kjo pozitë për të është përgjegjësi dhe sfidë, sidomos në situatën me pandeminë.

Ai ka thënë se do të angazhohet për të avancuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore, si dhe rritjen e besimit të qytetarëve në spitalet tona.

Deklarata e plotë nga Krasniqi:

Të nderuar qytetarë

Pas 7 muajsh ushtrimit të detyrës së  Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK, sot Bordi Drejtues më konfirmoi besimin për të drejtuar institucionin më të lartë shëndetësor në vend.

Koha e pandemisë në të cilën po jetojmë më rritë ndjenjën e përgjegjesisë por edhe motivimin për të vazhduar pa u lodhur me punët e mira.

Një vit më parë kur u konfirmuan rastet e para me COVID-19 besuam fuqishëm se ne bashkarisht do t’ia dalim. Edhe tani, kur po qarkullojnë variante të reja të këtij virusi, e kemi po të njëjtin besim. Me përkushtim maksimal, transparencë, llogaridhënie e punë ekipore do te jemi një shembull i mirë i menaxhimit të pandemisë. Por jo vetëm kaq: spitalet tona do të jenë përherë në shërbim të qytetarëve në nevojë. Do të avansojmë cilësinë e shërbimeve dhe rritjen e besimit të qytetarëve në spitalet tona.

I vetdijshëm për përgjegjësinë dhe sfidën aspak të lehtë në këtë situatë, ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

N’a priftë e mbara

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme