Të shtunën në Vitomericë të Pejës ka ndodhur një vrasje e dyfishtë.
Një 58-vjeçar po dyshohet se ka vrarë një 16 vjeçe e më pas është vetëvrarë, e për këtë ka folur edhe vëllai i të ndjerës, vajzës 16 vjeçare nga Peja.
Vëllai i 16 vjeçares së vrarë të shtunën nga burri me inicialet nga R.B. 58 vjeçar nga Vitomërica e Pejës.
Ai ka thënë se burri me inicialet R.B, ka ardhur dhe rreth orës 4:30 të mëngjesit e ka marrë vajzën në shtëpi me forcë dhe e ka dërguar në shtëpinë e tij.
Ai thotë se ishte në punë kur djali i mixhës e kishte lajmëruar se e kanë gjetur të vdekur Albesën, motrën e tij 16 vjeçare.
Tutje vëllai thekson se kemi pasur marrëdhënie shumë të mirë, dhe se burri në fjalë që ka kryer vrasjen ka qenë si baba për vajzën dhe të gjithë familjen.
Ai ka thënë se mbikëqyrësi i shtëpisë së vrasësit i ka gjetur të vdekur, dhe se burri jeton jashtë Kosovë por kishte ardhur para 5 ditëve, ndërsa sipas tij, vrasësi kishte pasur fjalosje me familjen e tij që jeton jashtë./IO