Flet vëllau i viktimës nga Juniku: Kishte dy vjet që s’kishte ardhur në Kosovë

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Gjyle Maloku dhe Leonora Gjota-Kolmekshaj janë në mesin e dhjetë viktimave të aksidentit që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë gjatë ditës së djeshme.

Vëllau i Leonorës, Luan Gjota, në një prononcim për Klan Kosovën ka thënë se gjatë ditës nuk kanë ditur asgjë për fatin e motrës edhe pse janë munduar ta kontaktojnë. Ndërsa lajmin për vdekjen e saj e kanë marrë në mbrëmje.

“Kam qenë nëpër rrugë duke ardhur prej Zvicrrës, dje në mëngjes kam mbërri. Pasi kam qenë me krejt familjen, më ka thirrur dhëndri dhe na ka treguar që ka qenë me dy djemtë dhe fatmirësisht djemtë kanë pshtu mirë por për motrën nuk ka pasur lajm”.

Tutje ai shton se për shkak që gjësendet e pasagjerëve kishin humbur, motrën e tij e kanë identifikuar me informatat që i kanë marrë nga djemtë e saj.

“Ka qenë pak e vështirë, ata në kontakt me djemtë i kanë marrë disa të dhëna dhe në bazë të asaj e kanë bërë edhe identifikimin”.

Ndërsa për trupin e të ndjerës thotë se do ta sjellin në Kosovë.

“Në Kosovë do të vjen. Nuk kam informata ende se kur”.

Ai ka treguar që kishte që 2 vjet që nuk kishin ardhur në Kosovë për shkak të pandemisë por kësaj here i gjeti fatkeqësia.

Të ngjashme