Policia e Kosovës ka dhënë fletëqortimin e parë për riregjistrim të automjeteve në “RKS” në vendkalimin kufitar në Jarinje pak minuta pas përfundimit të afatit dhe hyrjes në fuqi të fazës së parë të vendimit për riregjistrim.
Një veturë e regjistruar me targa “KM”, e cila drejtohej nga një femër i është dhënë fletëqortimi i parë mbrëmë sapo ka hyrë data 1 nëntor, transmeton Zeri.info.
Ajo deklaroi shkurt për mediat serbe se nuk ka pasur shqetësime në vendkalimin kufitar dhe se punonjësit e policisë i kanë dorëzuar një fletë me udhëzime për riregjistrim.
Siç ka shtuar ajo, nuk planifikon ta regjistrojë veturën në “RKS”, por është në pritje të vendimit nga Beogradi zyrtar.