Flick: Barcelona ka nevojë edhe për një sulmues

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 20:55 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka bërë të ditur se klubi katalunas vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi të ri para përfundimit të afatit kalimtar.

Sipas gazetës spanjolle SPORT, tekniku gjerman ka shprehur besimin e plotë te drejtori sportiv Deco për punën që po zhvillon në merkato, por ka pranuar se skuadra ka nevojë për përforcime në repartin ofensiv.

Kam besim të plotë te Deco. Duhet të bëjmë diçka”, ka deklaruar Flick, duke lënë të kuptohet se afrimi i një sulmuesi mbetet objektivi kryesor i klubit.

Trajneri i Barcelonës ka lënë të hapur mundësinë që lëvizjet në merkato të varen edhe nga situata e Ferran Torresit, i cili është përfolur për një largim të mundshëm nga “Camp Nou”.

Megjithatë, Flick ka theksuar se Barcelona ka alternativa në sulm, duke përmendur mundësinë që Lamine Yamal të luajë si “9 falso”, ndërsa Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi mund të aktivizohen si në qendër të sulmit, ashtu edhe në krahë.

Kështu, deri në mbylljen e afatit kalimtar, prioriteti i Barcelonës mbetet afrimi i një sulmuesi që do t’i japë më shumë alternativa repartit ofensiv.

Të ngjashme