Përfaqësimi i gruas në vendimmarrjen lokale po bëhet edhe përmes një mekanizmi tashmë institucional të quajtur “Grupi i Grave Asambleiste”. Kjo strukturë me peshë të jashtëzakonshme në përfaqësimin dhe ndërtimin e politikave të ndryshme në qeverisjen lokale, sot ka zgjedhur strukturën e re drejtuese.
Në mesin e grave asambleiste, me miratimin e shumicës u zgjodh Kryesuese e Grupit të Grave Asambleiste, Flora Sejdiu Abdullahu, anëtare e Kuvendit të Komunës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kurse në pozitën e zëvendëskryesueses me automatizëm pasiqë ishte Kryesuese e kësaj strukture, u zgjodh, anëtarja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, Hatixhe Bungu Qerimi.
Të sapozgjedhurat në këto funksione u zotuan për avancimin e agjendës legjislative në dobi të përgjithshme të qytetarëve ferizajas, me theks të veçantë avancimin dhe fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrjen lokale, ndonëse Ferizaj, qeverisja aktuale është kampione e promovimit të parimit të barazisë dhe shansit të barabartë për të gjithë.