Si 16 vjeçar filloi të gjykoi ndeshje futbolli në Kosovë.
Por, Florian Berisha, u detyrua si shumica e rinisë tonë të emigroi në Evropë, më saktësisht në Finlandë.
Megjithatë, dëshirën dhe pasionin për të gjykuar ndeshje futbolli nuk e la anash, por u angazhua që të punojë me atë zeje edhe në Finlandë.
Atje i’u nënshtrua testeve teorike, ku tregojë një arritshmëri të lartë si dhe përgatitje shumë të mirë fizike. Me kategorinë që e kishte nga FFK-ja fillojë edhe ti gjykojë ndeshjet e gjeneratave të ndryshme U13,U15,U17, si dhe tash ndanë drejtësi në fushë me ekipet që garojnë në ligën e tretë në Finlandë.
“Debutimin e parë në ndeshje e pata me 3 maj 2023, ku ishte një ndjenjë e veçantë që prapë i’u ktheva pasionit tim. Nga kjo datë i kam gjykuar rreth 80 ndeshje të kategorive të ndryshme, ku sipas vlerësimt të federatës finlandeze jam një gjyqtarë që premtojë në të ardhmen. Mundësia për tu ngritur më lartë profesionalisht është reale sepse këtu të vlerësojnë, nuk bëjnë dallime.”, u shpreh për Klankosova, Florian Berisha.