Boksieri shqiptar Florian Marku ka arritur që ta mposhtë kundërshtarin meksikan Miguel Parra Ramirez.
Marku, i cili njihet me nofkën “Mbreti Shqiptar”, ka arritur ta sigurojë WBC Silver Interim në peshën e lehtë.
Dyluftimi është zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, me kapacitet prej 20 mijë ulësesh, ku të gjitha biletat janë shitur.