Florian Marku ka fituar titullin në kategorinë velter të IBF-së, duke mposhtur me pikë boksierin ukrainas Maxim Prodan, i cili deri tani ishte i pamposhtur.
Pas 10 raundeve, Marku fitoi më shumë pikë nga gjyqtarët dhe kështu siguroi titullin e parë në boksierin profesionist.
Për boksierin shqiptar vazhdon ende rekordi pa humbje, teksa ka realizuar nëntë fitore, prej tyre gjashtë me nokaut.
Meçi i zhvilluar në stadiumin e Tottenhamin ishte më i rëndësishmi deri tani në karrierën e 28-vjeçarit, i cili tani do t’i ketë sytë për luftën për titull bote.