Bokseri shqiptar, Florian Marku i njohur si “Albanian King” do të përballet pas pak meukrainasin, Maxim Prodan në stadiumin ‘Tottenham Hotspur’ në Londër për titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme.
Ai tashmë është ngjitur në ring me një këngë fantastike të kënduar nga këngëtari shqiptar.
Kjo përballje do të luhet në stadiumin “Wembley” të Londrës rreth orës 20:00 për titullin IBF Internation në kategorinë ‘Welerweight”.
Në konferencë para ndeshjes pati tension mes dy boksierëve ku Prodan e
ofendoi Markun i cili më pas tentoi ta sulmonte, por që u ndal nga sigurimi.
Gjatë matjeve, boksieri shqiptar pati probleme me peshën por gjithçka u rregullua më vonë dhe tani dy boksierët janë gati për të dhuruar spektakël.