Florian Marku ka dalë fitues në përballjen ndaj Jorick Luisetto, për të mbrojtur titullin e kampionit, në versionin IBF.
Ani pse përballë vetes e kishte një kundërshtar tejet të papërshtashëm, në fund, boksieri shqiptar doli me kokën lartë.
Për 29-vjeçarin kjo ishte fitorja e dytë radhazi në Londër, pasi paraprakisht e kishte mposhtur Maxim Prodam.
Tashmë, në meçin radhës, Marku e ka mundësinë që ta realizoj ëndrrën e tij: Të boksoj në mes të Tiranës.
Për Florianin kjo ishte fitorja e dhjetë në karrierën e tij si profesionist dhe mbetet ende pa as edhe një humbje të vetme.
Kurse, për Luisetton, kjo ishte disfata e katërt.