Florian Marku rikthehet sonte në ring, sfidohet nga Dylan Moran

Prishtinë | 02 Sht 2023 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Pas më shumë se një viti, Florian Marku do të rikthehet sonte në ring.

Boksieri shqiptar do të sfidohet nga irlandezi, Dylan Moran. Meçi do të zhvillohet në “AO Arena”, në Manchester.

Lufta do të zhvillohet më 10 raunde, teksa i takon kategorisë së peshave të lehta.

Marku synon që edhe sonte të vazhdojë me rekordin e tij si i pamposhtur.

30-vjeçari nga Lushnja ka 12 fitore në boksin profesionist dhe një barazim. Shtatë prej fitoreve i ka të arritura me nok-aut.

Në anën tjetër, Moran ka 18 fitore dhe një humbje. Tetë prej përballjeve i ka fituar me nok-aut.

Të ngjashme