Një foto e prezantueses Floriana Garo duke u puthur me ish banoren e Big Brother, Ilda Gega, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale jo vetëm për faktin se është aluduar për një orientim homoseksual, por edhe për një arsye tjetër.
Prej kohësh publiku është mësuar me imazhin e vajzës që drejton “Jo vetëm modë”, si një “Mis koha” tejet serioze në ekranin e ABC dhe si nje moderatore që më shumë kërkonte të tërhiqte prozhektorët me udhëtimet luksoze dhe jetën e shtrenjtë, por jo si dikush që kërkon vëmendjen me anë të trasgresionit.
Garo ka qenë për shumë kohë larg imazhit të Çiljetës apo të Aurela Hoxhës dhe prandaj puthja e saj buzë më buzë është përcellë me habi.
Por, vetë Floriana është përpjekur ta fashisë këtë paragjykim duke dhënë sqarime për taë që ka ndodhur.
“Ajo foto ka rreth 10 vite dhe nuk bëhet kursesi fjalë për qasje homoseksuale nga ana ime”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se kanë qenë mediat dhe që e kanë ringjallur këtë klishe të rinisë.