Moderatorja Floriana Garo ka dhënë sot për të gjithë ndjekësit e saj lajmin e bukur, që është bërë nënë.
Ajo përmes një postimi në Instagram ka treguar se vajza e saj që ka vendosur ta quajë Adia ka ardhur në jetë dy ditë më parë, me 12 Mars. Në foton e postuar duket dora e vogëlushes dhe nënës më të re e cila tashmë duhet të jetë më e lumtur se kurrë me këtë dhuratë nga Zoti.
“Adia jone e shtrenjte erdhi ne jete me 12.03.2018! E bekofte Zoti pergjithmone dhe u rritte e forte, e shendetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit te gjitheve per urimet e perzemerta!”, ka shkruar ajo në mbishkrim.