Rreth pesë mijë pasagjerë në mëngjesin e sotëm kanë zbritur në Portin e Durrësit.
Po ashtu aty arritën edhe 925 makina dhe 157 kamionë, transmeton Klan Kosova.
Ky port ditëve të fundit po përballet me numër të madh të pasagjerëve dhe të mjeteve.
Gjatë mbrëmjes pritet një fluks tjetër pasi do të mbërrijnë dhe dy targete me tre mijë persona dhe 600 makina.
Burime të Kapitenerisë së Portit Detar bëjnë me dije për lapsi.al se janë marrë të gjitha masat, për të përballuar këtë fluks dhe për të krijuar lehtësira në hyrjen e qytetarëve.
Nga ana tjetër, kompanitë e lundrimit kanë shtuar tragetet dhe oraret, për t’iu përgjigjur fluksit të lartë të udhëtarëve, të cilët janë kryesisht emigrantë që kthehen në Shqipëri për pushime.