Fluks në Morinë, shqiptarët e Kosovës drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën

| 13 Kor 2024 | 12:27 | Nga

Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën kufitare në Morinë.

Qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në brenget, por edhe në qytetet e tjera të vendit duke shfrytëzuar kështu temperaturat e larta.

Për të shmangur fluksin e lartë, pala shqiptare ka vënë në dispozicion 6 sportele.

Për mjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë kalimi i kufirit bëhet pa kontrolle sipas procedurës të miratuar për një periudhë nëntë mujore, ndërsa automjetet me targa të huaja i nënshtrohen kontrollit.

Të ngjashme