Vijon fluksi i hyrjeve të udhëtarëve drejt Shqipërisë, për përballimin e të cilit tragetet në portin e Durrësit po aplikojnë lundrime vajtje-ardhje (dopio-korse), nga e mërkura deri të dielën e çdo javë.
Pesë tragete pritet të mbërrijnë vetëm këtë të shtunë në portin e Durrësit nga linja e Barit dhe Ankonës, që pritet të sjellin rreth 7,500 udhëtarë, ndërsa më i ulët ky numër është në daljet nga vendi ynë drejt brigjeve italiane./tvklan