Fluturimi i cili ishte planifikuar Prishtinë-Dusseldorf, nuk është realizuar për shkaqe teknike

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Fluturimi i cili ishte planifikuar të realizohej Prishtinë-Dusseldorf në ora 10:45 nuk është realizuar për shkaqe teknike.


Në foton si vijon mund të shihni se aeroplani ishte nisur nga Dusseldorf për në Prishtinë por më pas është kthyer mbi Frankfurt për në destinacionin e nisjes.


Udhëtarët e këtij fluturimi (Sun Express Deutchland) janë njoftuar se ky fluturim është rivendosur për nesër dhe planifikohet të realizohet në të njëjtën orë në nisje.

Ju lusim për mirëkuptimin tuaj që t’i referoheni vetëm burimeve tona zyrtare dhe asesi personave që shfrytëzojnë rastin për keqinformim edhe në këtë situatë kur jemi duke bërë të pamundurën të iu mbajmë të informuar.

Fotografia e Prishtina International Airport - Adem Jashari
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme