FMN-ja ia lë Shqipërisë në dispozicion 87 milionë euro për ta kaluar krizën pas tërmeteve

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të saj, Gent Sejko ka bërë me dije se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vendosur një kontribut deri në 87 milionë euro, në dispozicion për Shqipërinë.

“Kur kemi kontaktuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar kemi një facilitet i cili shkon në dispozicion të Shqipërisë, deri në 87 milionë euro, për t’u përdorur në këtë situatë. Është konvertimi i pjesës së SDR, është teknike, i kontributit tonë, rreth 87 milionë euro”, ka thënë Sejko, për TCH. “Është një mundësi plus përveç ndihmave të donatorëve. Ne duhet të bëjmë maksimumin si Shqipëri që të tërheqim në mënyrë sa më të organizuar të gjitha ndihmat dhe donacionet që jepen nga donatorët ndërkombëtarë dhe ata kombëtarë”, tha ai më tej.

Të ngjashme