Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri është takuar me kryesuesin e misionit teknik të FMN-së në Kosovë, Enrico Aav.
Ky takim është zhvilluar me qëllim të diskutimit të procesit të bashkimit ATK-DK nga perspektiva e ATK, si dhe mundësitë e bashkëpunimit për vitin 2017.
FMN, ka ofruar mbështetje për ATK në shumë fusha, përfshi organizimin struktural të ATK-së, ngritjen e përmbushjes vullnetare, menaxhimin e borxheve, menaxhimin e rrezikut, modernizimin e njësisë së tatimpaguesve të mëdhenj, Raporti TADAT – performanca institucionale në përgjithësi, hartimin e Planit Strategjik dhe Strategjisë së Përmbushjes, si dhe në temat lidhur me sektorin bankar.
Drejtori Imeri, falënderoi kryesuesin e misionit teknik të FMN-së në Kosovë Enrico Aav për mbështetjen e deritanishme të FMN-së, në procese të rëndësishme që ka pasur Administrata Tatimore e Kosovës.
Gjatë takimit të dyja palët u dakorduan për mbështetjen e mëtutjeshme në fushat potenciale ku ATK ka nevojë për ekspertizë.