Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka rritur parashikimin se si ekonomia globale do të regjistrojë progres për vitin 2023 prej 3 përqind.
Përmirësimi prej 0.2% nga parashikimi i prillit u nxit pjesërisht nga rritja e udhëtimeve pas pandemisë.
Tregu i fuqishëm i punës dhe sektori i shërbimeve u përfshi gjithashtu në rritjen e parashikuar, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
Por, ngritja e çmimeve të konsumit dhe rritja e normave të interesit mbetet rrezik për zhvillimin e vendeve, thotë FMN.
Pierre-Olivier Gourinchas nga ky fond ka thënë se rimëkëmbja prej pandemisë së COVID-19 është duke pasur ende ndikim.
Ai tha se në tre muajt e parë të 2023, kishte një “rezistencë të fortë” në kërkesën për shërbime, daljet jashtë dhe udhëtimet dhe turizmi.