Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e cila është një agjenci kryesore financiare e Kombeve të Bashkuara dhe një institucion financiar ndërkombëtar, me seli në Uashington,, i përbërë nga mbi 190 vende, në një shkrim të postuar në Facebook, ka vlerësuar lartë figurën e Guvernarorit Mehmeti.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikë së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se asistenca teknike e FMN-së ka pasur një ndikim të madh në zhvillimin e BQK-së.
“Mbështetja fillestare na ndihmoi të vendosim funksionet kryesore të institucionit tonë, duke formuar kështu strukturën e sistemit tonë financiar dhe stabilitetin e tij, mbështetja e vazhdueshme po na ndihmon në forcimin e kapaciteteve tona qeverisjeje dhe teknike, të cilat janë të nevojshme për të përballuar sfidat dhe kompleksitetin në rritje të rreziqeve dhe pasiguritë globale”, tha Mehmeti në një deklaratë të cilën e ka postuar në Facebook FMN.
Çfarë është Rishikimi i Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR) i FMN-së?.
Është një instrument për zhvillimin e kapaciteteve që ofron një bazë diagnostike, identifikon dobësitë kryesore në sistemet financiare dhe kapacitetet institucionale, dhe zhvillon një plan veprimi afatmesëm me prioritet për reformat e sektorit financiar të renditura mirë, dhe gjithashtu plotësohet nga zhvillimi i kapaciteteve përcjellëse aty ku është nevojiten më së shumti.
Ndryshe FMN deri tani nuk ka përzgjedhur deri tani ndonjë zyrtarë nga Kosova të postoj deklararë tillë në komunikimet zyrtare.