Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në prag të dy ndeshjeve të tetorit, kundër Sllovenisë këtë të premte dhe më pas ndaj Suedisë të hënën që vjen, raporton Ekonomia Online.
Trajneri gjerman u shpreh optimist për përballjet e këtij muaji, sidomos për atë ndaj sllovenëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndërkohë, foli edhe për rikthimin e madh të Edon Zhegrovës, i cili i ka munguar Kombëtares për një kohë të gjatë shkaku i lëndimit.
“Më e rëndësishmja është që Edoni e ka gjetur një ekip të ri, Juventusi. Dhe, e rëndësishme është që është i gatshëm dhe në dispozicion për të luajtur për Kosovën. Të gjitha gjërat do t’i diskutoj me Edonin, por edhe me lojtarët tjerë. I kemi katër ditë në dispozicion për ta parë gjendjen e ekipit dhe se kush do të jetë në formacionin startues”, deklaroi Foda.
