Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka shprehur gatishmërinë për ndeshjen e radhës kundër Norvegjisë, e cila do të zhvillohet me 5 qershor në Oslo, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media, Foda, ka thënë se janë të gatshëm për miqësoren kundër norvegjezëve, pasi aktualisht të gjithë lojtarët janë prezent në përgatitje përveç portierit, Arianet Muriç, i cili aktualisht ka probleme shëndetësore.
“Kemi lojën tani kundër Norvegjisë, lojë miqësore dhe do doja t’i kem dy lojë miqësore, por nuk ishte e mundur. Ne po gëzohemi që kemi mundësinë të luajmë kundër Norvegjisë, sepse është përgatitje për ndeshjen e ardhshme kundër Rumanisë. Gati të gjithë lojtarët kanë arritur, përveç Arijanet Muriç, i cili është sëmurë, jam në kontakt me të dhe këto dy ditë do e di a do jetë në dispozicion”, tha Foda.
Megjithatë, sektori gjerman përmendi edhe disa mungesa që i kanë në ekip.
“Për fat të keq kemi disa mungesa për shkaqe shëndetësore, si Rashica, Rudhani, Kryeziu dhe Muslija do te mungojnë shkaku i arsyeve shëndetësore. Ndërkaq Ismet Lushaku dhe Kreshnik Krasniqi, nuk janë liruar nga klubet e tyre”.
I pyetur se sa ka kualitet të kaloj skuadra e Kosovës në Ligën e Kombeve, Foda tha se janë mjaftueshëm të përgatitur dhe beson në këtë kualitet për pjesëmarrje në ligën e kombeve.
“Në grupin B besoj se do ngritemi, kemi një test para, dhe besoj se do prezantohemi mirë në lojë dhe shpresoj që do të përgatitemi mirë. I kam vrojtuar me kujdes lojtarët dhe në këtë ligë ka mjaftë të talentuar, e rëndësishme është që tash në Kosovë të investohet në infrastrukturë sportive, fusha e stadiume. Jo vetëm Hallandi, por edhe të tjerë në ekipin e Norvegjisë kanë kualitet të dëshmuar dhe janë ndër lojtarët më të mirë në botë, por ne jemi te përgatitur, do jetë sfidë për mbrojtjen tonë, por do punojmë që të paraqitemi sa më mirë, do jetë sfidë e madhe por duhet të jemi guxim, të jemi te gatshëm”, tha Foda.
Foda shtoi se këtë ekip e ka mjaft të balancuar dhe janë maksimalisht të përgatitur për lojë kundër Norvegjisë.
I pyetur për aspektin në të cilin është fokusuar në përzgjedhjen e lojtarëve, Foda ka thënë se nga të gjitha nga pak, duke nisur nga forma, profili i lojtarëve e tjera.
Përzgjedhësi i Kosovës, me këtë rast ka uruar edhe skuadrën e Ballkanit për shpalljen kampion i Superligës, derisa ka uruar edhe Llapin, Dritën e Malishevën në ndeshjet ndërkombëtare.