Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, është shprehur optimist dhe pret rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Rumanisë, në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media, përzgjedhësi gjerman ka thënë se nuk e ka me patjetër përfundimin në vendin e parë në grup, por nuk e fsheh synimin për ta arritur një gjë të tillë.
“Ne nuk e kemi qëllim të jemi gjithsesi favoritë të grupit. Qëllimi i parë dhe më i rëndësishëm është pikë së pari ta fitojmë lojën e ardhshme (ndaj Rumanisë). Pastaj, sigurisht se synojmë t’i fitojmë lojërat dhe të jemi të parët në grup”, deklaroi Foda në konferencë për shtyp.
Foda u shpreh qartë se qëllimi kryesor i “Dardanëve” është që ta fitojnë grupin.
“Së pari duam ta fitojmë ndeshjen e parë kundër Rumanisë. Dhe, po qëllimi ynë është që të realizojmë sa më shumë fitore dhe të dalim të parët në grup, për atë edhe luajmë futboll”, u shpreh Foda.
Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala e ka sqaruar sot situatën e Besfort Zenelit, i cili e ka vendosur si prioritet Suedinë, duke e lënë pezull Kombëtaren e Kosovës.
Shala zbuloi se vëllai i Arbër Zenelit e ka marrë ftesën nga “Dardanët” për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve kundër Rumanisë e Qipros, por që ka kërkuar kohë, duke mos iu përgjigjur pozitivisht ftesës së selektorit Franco Foda,
“Lojtarët janë në një formë të mire, për këtë lojë të parë në shtëpi jemi jashtë zakonisht të motivuar, të gëzuar, do të bëjmë gjithçka që të fitojmë. Është diçka e mirë kur kemi në dispozicion lojtarë të mirë që mund t’i përzgjedhësh”, ka thënë ai.