Foda: Për ne s’ka rëndësi vendimi i FIFA-s

Prishtinë | 17 Nën 2024 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

UEFA sot pritet të marrë vendim rreth ndeshjes Rumani-Kosovë, e cila u zhvillua të premten në Bukuresht.

Ndeshja u ndërpre si shkak i thirrjeve raciste nga titozët rumunë, ky kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, mori vendim që t’i tërhiqte jashtë fushë futbollistët.

E sot në një konferencë për media ka folur trajneri i “Dardanëve” Franco Foda.

Foda tha se nuk ka rëndësi se çfarë vendimi do të marrë vendimi.

“Këtë tashmë duhet ta kenë të qartë që të gjithë. Kosova tashmë e ka identitetin e saj”, tha Foda.

Kombëtarja nesër në “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Kosova më 18 nëntor luan kundër Lituanisë.

Të ngjashme