Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se Aro Muriq nuk luajti të shtunën ndaj Lituanisë në Ligën e Kombeve për shkak të lëndimit.
“Aro Muriqi është dashtë të zëvendësohet për shkak që ka qenë i lënduar, prandaj e kemi zgjedhur Amir Saipin”, ka thënë Foda për mediat.
“Aro Muriq dje ka stërvitur me të tjerët dhe do ta shohim në vijim se a do të jetë 100 për qind gati për ekipin”.
Ai po ashtu njoftoi që Valon Berisha është po ashtu në mëdyshje për të luajtur për shkak të lëndimit, ndërkaq Rexhebqaj mungon për shkak të suspendimit nga kartonët.