Foda: Vendimi për përjashtimin e lojtarëve është marrë bashkërisht me FFK-në

Prishtinë | 07 Tet 2024 | 12:47 | Nga Hasan Hoti

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, tha se përjashtimin e Arianit Muriçit, Edon Zhegrovës dhe Florent Muslijajt para ndeshjes kundër Qipros është marr bashkërisht me Federatën, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për medie në prag të grumbullimit për dy ndeshjet e tetorit kundër Lituanisë dhe Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve, Foda ka thënë se për t’u kualifikuar nevojiten vetëm rezultat pozitiv në dy ndeshjet e nëntorit.

“Versioni origjianal është se këtë vendim e kemi marrë bashkërisht me FFK sepse ata kanë thyer rregullat në prag të ndeshjes”, u shpreh Foda, teksa tha se në “duam të kualifikohemi duhet t’i fitojmë të dyja ndeshjet”.

“Lituania ka cilësi të mira, ka luajtur mirë kundër Rumanisë dhe për neve është mirë ta marrim vetëbesimin që e kishim kundër Qipros dhe ta tra ferojmë kundër Lituanisë por e rëndësishme është se edhe nëse kemi kundërsulme duhet të kthehemi në defanziv”.

Trajneri gjerman foli fillimisht për dy sfidat e këtij muaji, në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Do të mundohemi t’i fitojmë të dyja ndeshjet. Fillimisht do t’i kemi para vetes disa seanca stërvitore, do ta shohim gjatë javës se si do të veprojmë dhe se si do të vendosemi në ndeshje me Lituaninë e me Qipron. Për momentin do të mendojmë vetëm për ndeshjen me Lituaninë, prej së cilës synojmë të dalim mirë”.

Gjithashtu, zbuloi se Astrit Selmani ka pësuar lëndim, kështu që vendin e tij do ta zë Muharrem Jashari. Foda nuk e fshehu gëzimin që tash e tutje do ta ketë një tjetër portier cilësor në dispozion, më saktësisht Amir Saipin, i cili iu bashkua tash Dardanëve, ndërsa tha se nuk ka vendosur ende nëse ndaj Lituanisë titullar do të jetë portieri Arijanet Muriç apo Amir Saipi. 

Të ngjashme