Gjatë konferencës për medie të mbajtur pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it, Admirali James Foggo ka folur rreth situatës së sigurisë në veri, për të cilën ka thënë se është pak e paqetë për shkak të zhvillimeve të fundit.
Sipas tij, nuk ka nevojë që në veri të ketë forca të Policisë, të EULEX-it, e të KFOR-it, raporton Ekonomia Online.
“Situata e sigurisë në veri të Kosovës është pak e paqetë për shkak të zhvillimeve të fundit. E kuptoj hidhërimin e gjithëve që janë të prekur nga kjo rritje e tarifave, ka pasë progres dhe në një organizatë apo vend demokratik, po flasim për dy vendet demokratike, unë kam mbetur gjithmonë i befasuar për të mirë që ata protestojnë sepse kanë të drejtë, dhe të jenë paqësor”.
“Nuk është e nevojshme të kemi forcat e Policisë, EULEX-it ,KFOR-it në veri. Unë preferoj të kemi protesta paqësore. Këto hidhërime duhet të jenë si rezultat i mënyrës se i kanë zgjedhur qeveritarët e tyre”.
“Në rezolutën 1244 parashihet të jetë kthimi i policëve serbë, të kthehen në Kosovë për ta mbrojtur këtë rajon apo serbët e Kosovës. Unë jam i familjarizuar me këtë pikë të veçantë të rezolutës 1244 që nga koha kur i mbronim monumentet këtu, por nuk besoj se do bëhet tani sepse kemi rreth 4 mijë pjesëtarë të KFOR-it këtu dhe qindra tjerë që janë të EULEX-it për zbatim dhe të punojmë bashkë me Policinë e Kosovës”, tha ai.
Komandanti i sapoardhur në pozitë, Lorenzo D’Addario tha se ky është rikthim në këtë vend pasi që edhe më herët kishte qenë në Kosovë.
“Për mua është kthim në këtë vend, sepse kam qenë edhe më herët në Kosovë në vitin 1999 dhe 2014, është zhvillim i karrierës sime dhe kam nderin ta marr shërbimin në NATO dhe në aleancë kam shërbyer disa herë dhe më vjen mirë që shërbej bashkë me 28 vende anëtare të NATO-s dhe që shërbej në bashkësi kombëtare”, tha D’Addario.