Lëvizja FOL njofton se i ka rrjedhur një gabim teknik në Platformën e Krahasimit të pasurisë.
Sipas kësja Lëvizje Hajredin Kuci nuk është në mesin e 10 zyrtarëve më të pasur në vend, andaj edhe i ka kërkuar falje për këtë lëshim, duke thënë se nuk ka qenë i qëllimshëm.
“Lëvizja FOL ju njofton se për shkak të një gabimi algoritmik dhe teknik në Platformën e Krahasimit të pasurisë ka ndodh që z. Hajredin Kuçi ish zëvëndëskryeministër të figuron edhe në mesin e 10 zyrtarëve më të pasur. Pas rregullimit të këtij problemi teknik z. Kuçi largohet nga kjo listë e 10 zyrtarëve më të pasur dhe pasuria e deklaruar e z. Kuçi ndër vite është e njëjta me deklarimin AKK. Kërkojmë falje për gabimet eventuale që mund të ndodhin për shkak të sistemit duke ju siguruar se FOL nuk ka tendencë ndaj asnjë zyrtari publik”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Fol.