Lëvizja FOL ka mbajtur konferencë për medie, ku ka prezantuar të dhënat nga monitorimi i pranimit të dhuratave nga zyrtarët e pesë institucioneve të pavarura të Kosovës gjatë periudhës janar-dhjetor 2023, raporton Ekonomia Online.
Albana Hasani nga Lëvizja FOL, ky raport ka për qëllim të sigurojë një analizë të detajuar të dhuratave protokollare dhe të rastit të pranuara nga zyrtarët e pesë institucioneve të pavarura të Kosovës gjatë periudhës janar-dhjetor 2023.
Sipas saj, institucionet e pavarura të përzgjedhura për monitorim janë, Banka Qendrore e Kosovës, Zyra Kombëtare e Auditimit , Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Dogana e Kosovës dhe Autoritete i Konkurrencës.
Sipas saj, zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës gjatë periudhës janar-dhjetor 2023 kanë pranuar 46 dhurata, prej të cilave 18 dhurata protokollare, kurse zyrtarët e Zyrës Kombëtare të Auditimit gjatë vitit 2023 kanë pranuar 11 dhurata, 7 prej të cilave janë dhurata protokollare, ndërsa 4 të rastit.
Ajo ka sqaruar se Zyra Kombëtare e Auditimit ishte i vetmi institucion, në radhët e institucioneve të monitoruara, që ka bërë deklarim të kopjes së katalogut të dhuratave në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023.
“Dihet se, deklarimi i dhuratave dhe pasurisë është ndër mekanizmat themelor në luftimin e korrupsionit, i cili mundëson analizimin e lëvizjeve financiare gjatë kohëzgjatjes së funksionit dhe përputhshmërinë me standardet etike dhe ligjore. Raporti që po publikohet sot nga Lëvizja FOL analizon nivelin e zbatimit të dispozitave ligjore mbi pranimin e dhuratave të rastit dhe protokollare nga zyrtarët e 5 institucioneve të pavarura të Kosovës gjatë periudhës janar-dhjetor 2023. Institucionet e pavarura të përzgjedhura për monitorim janë Banka Qendrore e Kosovës, Zyra Kombëtare e Auditimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Dogana e Kosovës dhe Autoriteti i Konkurrencës”.
“Zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës gjatë periudhës janar-dhjetor 2023 kanë pranuar 46 dhurata, prej të cilave 18 dhurata protokollare, ndërsa 28 të rastit pavarësisht kësaj, Banka Qendrore e Kosovës nuk ka dërguar kopjen e katalogut të dhuratave të pranuara në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, obligim ky që duhet të kryhet nga institucionet deri më 31 mars të vitit vijues për vitin paraprak. Zyrtarët e Zyrës Kombëtare të Auditimit gjatë vitit 2023 kanë pranuar 11 dhurata, 7 prej të cilave janë dhurata protokollare, ndërsa 4 te rastit. Zyra Kombëtare e Auditimit ishte i vetmi institucion, në radhët e institucioneve të monitoruara, që ka bërë deklarim të kopjes së katalogut të dhuratave në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023″, ka thënë Hasani.