Fondacioni Humanitar “Frutex & Golden Eagle” vendosi të marrë përsipër rregullimin e varrit të aktores së shquar Leze Qena.
“Pas raportimeve të sotme në media lidhur me gjendjen e varrit të aktores së madhe Leze Qena – një ikonë e skenës dhe ekranit shqiptar, e cila për dekada dha gjithçka për artin dhe publikun.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm, Fondacioni “Frutex & Golden Eagle” ka vendosur të marrë përsipër rregullimin dhe sistemimin e plotë të varrit të saj,
duke siguruar që Leze Qena të prehet në një vend dinjitoz dhe të denjë për figurën që ajo përfaqësonte.
Leze Qena nuk duhet të harrohet. Ajo meriton respekt, edhe pas largimit të saj fizik ”, thuhet në njoftimin e Fondacionit Humanitar “Frutex & Golden Eagle”.