Shaqir Palushi, pronar i “Golden Eagle”, ka bërë të ditur se fondacioni “Golden Eagle”, ka marr përsipër ribotimin e librit “Një fije shprese, një fije shkrepëse” nga autori Ag Apolloni, ku flitet për nënën Ferdonije, e cila gjatë luftës ka humbur katër djemtë dhe burrin e saj.
Ai përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se me rastin e 24 vjetorit të vrasjes së 5 anëtareve të familjes Qerkezi nga Gjakova, ka vizituar nënën Ferdonije.
Postimi i plotë:
Në 24 vjetorin e vrasjes së 5 antarve të familjes Qerkezi nga Gjakova , vizituam Nanën Ferdonie e cila jeton çdo ditë me kujtimet e tmerrit që përjetoj në natën e 27 Marsit të vitit 1999.
Fondacioni Golden Eagle mori përsipër ribotimin e librit “Një fije shprese, një fije shkrepëse” nga autori Ag Apolloni.
Si dhe sigurimin e barnave pasi që ajo vuan nga sëmundje kronike